Connect with us

Kosova

Vuçiç nuk rrëzohet/ Diplomati tregon për ‘Zërin e Amerikës’

“Nuk na pëlqen dhuna në rrugë, por inkurajojmë protesta paqësore” – kështu tha për Zërin e Amerikës, Michael Kirby, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi.

“Nëse nuk je i kënaqur me diçka, është e rëndësishme ta thuash. Kështu që jam i sigurt se përfaqësues të ambasadave të shumta do bisedojnë me njerëzit e opozitës. Gjithashtu, pres që me Vuçiçin të mos bisedojnë vetëm rusët. Mendoj se në një moment të caktuar, Partia Progresive Serbe dhe Vuçiç do të duhet të vendosin nëse duan të kenë një shoqëri të mbyllur apo një shoqëri të hapur, ku mendimet mund të shprehen lirisht dhe të numërohen votat.

Gjithashtu për protestën e opozitës, ish ambasadori amerikan u shpreh se ka parë “zhgënjimin e qytetarëve”.

Lidhur me pretendimet e autoriteteve për ndërhyrje të faktorëve të huaj të paidentifikuar në procesin zgjedhor në Serbi, Kirby tha se nuk duhet që informacionet e përhapura nga Rusia, Vuçiç nuk duhet ti marrë si të vërteta të pamohueshme.

Jam në dijeni se ambasadori rus dhe presidenti Vuçiç kanë patur një takim kokë më kokë. Rusët janë specialistë në përhapjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Rebelët gjatë protestës mund të kenë qenë kundërshtarë të parregullsive zgjedhore që kanë ndodhur, por nuk përjashtohet që të jenë edhe agjitatorë të cilët janë futur nga Partia Përparimtare Serbe apo rusët” – theksoi ish ambasadori amerikan. Ai përmendi gjithashtu  “shumë autobusë nga Bosnja dhe karta identiteti të lëshuara për njerëzit”.

Atmosfera në të cilën janë mbajtur zgjedhjet, si dhe mediat në Serbi janë nën kontrollin e presidentit të Serbisë dhe Partisë Progresive Serbe (SNS), deklaroi Kirby.

“Ka pak media të pavarura, ndaj është e vështirë për njerëzit që nuk janë simpatizues të SNS-së të marrin informacione të vlefshëme. Kishte shumë probleme gjatë ditës së zgjedhjeve – njerëzit u kapën duke futur fletë votimi të rreme në kuti” – tha Kirby, i cili duke folur edhe për takimin e  ambasadorit rus Aleksandar Boçan Harçenko me Vuçiçin dhe kryeministren në mandat teknik Ana Brnabiç,  tha se është shumë e logjikshme që pas takimit me rusët të përmendet Maidan-i.

“Rusët kanë frikë nga vullneti i popullit. Ne kemi qenë dëshmitarë të revolucioneve të shumta – Maidan në Ukrainë, gjëra të ngjashme kanë ndodhur në Gjeorgji dhe Kirgistan. Rusët i frikësohen vullnetit të popullit në një proces të lire” – analizoi ish ambasadori, duke u shprehur se “Qeveria e Serbisë po përballet me një provë vendimtare”

“Nuk mendoj se në Serbi ka një masë më të madhe njerëzish, të gatshëm për ta rrëzuar nga pushteti Aleksandër Vuçiçin. Për arsye të ndryshme, partia e tij është më e pëlqyera. Megjithatë, mënyra se si ata I fituan zgjedhjet, ka irrituar shumë qytetarë të Serbisë. Mendoj se partnerët perëndimorë janë të ngopur me pretendimet e Serbisë se ajo mbështet Perëndimin, ndërsa në nivel të brendshëm po kryhen veprime antidemokratike – të mishëruara në një proces të keq zgjedhor” – potencoi diplomati.

Advertisement