Connect with us

Rajon

Vuçiç paralajmëron vizitë në Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar vizitë në Republikën e Kosovës, në kuadër të një turi në 25 rajone deri në fund të vitit.

“Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

Ai është ndalur edhe në takimin e radhës mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit më 18 mars në Maqedoninë e Veriut kur pritet të negociohet për planin e zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar më 27 shkurt në Bruksel.

“E them se nuk e kam të qartë se çfarë do të diskutojmë atje kur Kosova thotë se nuk do të përmbush obligimin e saj ndërkombëtar”, është shprehur presidenti serb.

Aleksandar Vuçiç tha se pret të përballet me presione shtesë sa i përket Kosovës, pasi ndërkombëtarët do të mundohen të fajësojnë Serbinë për mosnënshkrimin de jure apo de facto të pavarësisë së Kosovës.

Kurti e ka konfirmuar se nuk do ta formojë asociacionin, tha Vuçiç, duke sjellë në vëmendje se formimi i tij është detyrim ndërkombëtar i Prishtinës. Vuçiq tha se do të vazhdojë edhe një lloj tjetër presioni politik lidhur me pozicionimin e Serbisë për çështje të ndryshme politike.

Advertisement