Bota
Vuçiç parapëlqen shkopin, Kosova karotën
Në gjashtë vitet e presidencës së Aleksandër Vuçiç, Beogradi nuk është afruar asnjë centimetër me Perëndimin, pavarësisht se ka ‘ngrënë’ një kamion me karota diplomatike.
Sipas Daniel Serwer, “Forcimi i lidhjeve me Pekinin, kompensoi çdo dobësim të lidhjeve me Moskën dhe kjo situatë kërkon një politikë më realiste nga ana e SHBA dhe BE-së në Ballkan, ku duhet të ulen pritshmëritë dhe të rriten stimujt.
“Ribalancimi mund të ndihmojë në ringjalljen e dialogut të vdekur midis Beogradit dhe Prishtinës. Uashingtoni dhe Brukseli e kanë fokusuar presionin e tyre mbi Prishtinën, e cila nuk ka asnjë mundësi mbrojtjeje dhe tradicionalisht është e lidhur me Perëndimin. Ka një histori të gjatë që Kosova reagon më mirë ndaj karotave sesa ndaj shkopinjve kurse historia e Beogradit është ndryshe – i përgjigjet më mire një shkopi sesa një karote. Nëse Vuçic do ta shihte që Uashingtoni dhe Brukseli po i vinin pas me shkopinj dhe jo me karrotë, do të ishte më i prirur të shkonte në drejtimin e duhur. Mesa duket atij i pëlqen dashuria e ndërthurur me egërsi” – deklaroi Daniel Serwer