Kosova
Vuçiç pas takimit me ambasadorin rus: Pavarësisht pengesave, bashkëpunimi me Rusinë do të rritet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko. Ai tha se me të foli për shumë fusha dhe tha se “pavarësisht pengesave” bashkëpunimi serbo-rus do të shkojë duke u rritur.
Vuçiq si pengesa iu referua kritikave që mori nga Brukseli për vizitën e tij në Rusi për paradën e Ditës së Fitores dhe takimin me presidentin rus Vladimir Putin tërhoqi kritika në Bruksel.
Po ashtu, në vizitat e tyre në Serbi, krerë të BE-së potencuan drejtimin strategjik që duhet të ndërmarrë Serbia si vend kandidat për anëtarësim në bllok.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, e cila ishte për vizitë në Beograd para pak ditësh tha se ajo nuk e kuptontese pse është e nevojshme të qëndrosh krah për krah me personin që po zhvillon këtë luftë të tmerrshme në Ukrainë.
Edhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, u përball me kërkesa që të mos shkojë në vizitë në Serbi për shkak të udhëtimit të Vuçiqit në Rusi, por ai tha se kjo s’është zgjidhja.

