Connect with us

Shkrime

Vuçiç, pengu i MAFIA-s/ Amerikanët tregojnë faktet

Gazeta amerikane “New York Times” ka shkruar për lidhjet e presidentit serb me njerëzit e klanit kriminal të Veljko Belivuk, te cilat nisen ne vitin 2012 me ardhjen ne pushtet te Aleksandër Vuçiç

Në fillim të marsit 2021, Vucic, doli drejtpërdrejt në televizion së bashku me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm., teksa deklaroi se kishte per te komunikuar nje lajm tejet te rendesishem, arrestimin e një bande të nëndheshme përgjegjëse për vrasje të shumta, shkruan New York Times, sipas se ciles

“Ministri i Rendit paralajmëroi teleshikuesit që t’i mbanin fëmijët larg televizorit, ndërsa në ekranin pas tij nisen te shfaqen fotografi  viktimash me koka të prera. Ishte një prezantim tronditës per një vend si Serbia. Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi rrëqethës i fushatës së zbulimeve të tilla” – shkruan media amerikane

Pas kësaj, filluan të dalin detaje të vrasjeve në periferi të Beogradit, ku torturoheshi , copëtoheshin dhe vriteshin njerëz.

“Kreu i bandës ishte një huligan i madh, një tregtar kokaine, Veljko Belivuk, i akuzuar për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera të rënda, teksa dhe kishte  marrëdhënie të mira me policinë dhe shërbimet e inteligjencës. Ai dhe njerëzit e tij janë fotografuar në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm, mes të cilëve edhe me djalin e presidentit Vucic, Danilo Vuçic”, thuhet në tekstin e botuar

Belivuk më vonë tha se grupi i tij punonte me porosi dhe per nevojat e Vuçiqit, gjë që ishte e dukshme edhe nga transkriptet e gjykatës.

Ai paralajmëroi se nëse Vuçic vazhdon procedurat kundër tij, do ti duhet të flase edhe per shume gjera te tjera

Në një “intervistë të çuditshme televizive” disa muaj pas arrestimit, Belivuk pretendoi se njerëzit e tij kishin prere koka njerezish dhe ato ia kishin derguar si deshmi krereve te caktuar te policise

“Gangsterizmi që lulëzoi nën Vuçicin, së bashku me kërcënimet periodike të Serbisë për të “mbrojtur” serbët etnikë në pjesë të tjera të rajonit, mund të zbulojë përfundimisht zgjidhjen që ai solli per paqen në Ballkan në vitin 1995. Evropianët e dinë mirë këtë, siç e di edhe Vladimir Putin. Kremlini ka një histori të gjatë të mbështetjes së nacionalistëve serbë si sllavë të rrethuar dhe tani ka një motiv më shumë se kurrë – falë luftës në Ukrainë – të shkaktojë telashe në Ballkan”, – shkruan media amerikane

“Por rreziqet për Evropën janë më të thella se kaq: marka e shovinizmit etnik dhe demagogjisë së Vuçiqit i bën jehonë asaj të aleatit të tij Putin dhe përhapja e demokracisë joliberale – tashmë duke fituar terren në pjesë të kontinentit – përbën një kërcënim të barabartë, ndoshta më të keq. Rasti Belivuk hapi një dritare per një të ardhme të zymtë të mundshme, në të cilën Vuçiç po minon projektin evropian nga brenda, duke ndërtuar një shtet ku demokracia është një fasadë dhe bandat kriminale përdoren për të përhapur frikën”.

Përveç kësaj, New York Times shkruan se ishte e dokumentuar gjyqësorisht se Belivuk dhe grupi i tij kanë marrë mbështetje nga Ministria e Puineve te Brendshme ne Serbi pergjate dhjete viteve.

Krahas kësaj, kjo media sqaron se deklarimi se e gjithë kjo mund të kishte ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit “shkaktojnë të qeshura në Beograd”.

“Vuçic ka pothuajse kontroll të plotë mbi të gjitha aspektet e jetës publike – nga parlamenti, gjykatat, policisë, biznesit… Arrestimi i Belivuk dhe grupit të tij është ndoshta një nga vendimet e pakta në vitet e fundit që ai nuk e kontrolloi dot. ”

New York Times pretendon se situata rreth Rusisë, Ukrainës dhe formacionit paraushtarak rus Wagner e vendos Vuçiqin në një pozicion të forte pushteti, pozicion nga i cili mund të vendosë nëse do të qetësojë rajonin e Ballkanit apo do të ketë përsëri dhunë.

Gazetariamerikan thekson se “Vuçiq ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm problemet e mafies serbe, duke krijuar një mjedis ku kufiri i paqartë mes krimit të organizuar dhe shtetit funksionon në favor të tij”.

The Times shkruan se ndërsa Vuçiq konsolidoi pushtetin, ai gradualisht e transformoi Serbinë në një autokraci, gje e cila mbështetet edhe nga raporti i Freedom House 2019.

Megjithatë, kërkesa për anëtarësim të Serbisë në BE shkoi në rrugën e vet, sikur burokratët nga Bashkimi Evropian nuk e kishin vërejtur se Vuçiq po shkonte në drejtim të gabuar. Një levë e rëndësishme e pushtetit për Vuçiqin janë mediat. Ai përdori kompaninë shtetërore të telekomunikacionit për të blerë stacione televizive lokale. Televizioni Pink nëpërmjet emisioneve të tij e ka ndihmuar atë në të gjitha këto kohe.

 

Advertisement