Connect with us

Rajon

Vuçiç për Kosovën: Dita të vështira po vijnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në shënimin e festës së Vidovdanit në Beograd, ku ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë.

“Do të ketë ditë të vështira. Nuk e di se si do të shkojë gjithçka me Kosovën. Ata do të përpiqen të thyejnë dhe shkatërrojnë vendin tonë nga brenda me të gjitha  mënyrat e mundshme” – ka thënë Vuçiç në një tubim të Partisë Përparimtare të Serbisë, të cilën e ka udhëhequr deri pak muaj më parë.

Presidenti serb gjithashtu ka komentuar edhe rreth pranisë së djalit të tij dje në Graçanicë, i veshur me një bluzë në të cilën shkruhej: Dorëzimi s’është opsion”.

“Për Vuçiçët, si edhe mendon pjesa më e madhe e Serbisë, dorëzimi nuk është opsion”, tha Presidenti serb

Advertisement