Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Vuçiç për sanksionet: Nëse do të isha anëtar i PE, do të më vinte turp

Nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po të ishte në pozitën e deputetëve evropianë që votuan për rezolutën që kërcënon regjimin e tij me sanksione, nëse përcaktohet përgjegjësia e Serbisë për sulmin terrorist në qytetin e Banjskës, në veri të Kosovës, siç tha ai, do të turpërohej.

I pyetur për faktin se Rezoluta e PE kërkon që ai të njohë pavarësinë e Kosovës në bazë të së drejtës ndërkombëtare, Vuçiç tha se përsa i përket ligjit, “nëse do të isha unë në vendin e atyre që kanë dalë një përfundim të tillë, do të më vinte turp” dhe se “Serbia do të mbijetojë, pavarësisht atyre”

Kjo deklaratë e presidentit serb vjen pak orë para vizitës së pesë emisarëve evropianë, të cilët do të takohen me të në Beograd dhe me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.

“Mbështetja e Partive Popullore Evropiane, partisë simotër të Partisë Progresive Serbe të Aleksandër Vuçiç, në formulimin e ashpër të rezolutës se Parlamentit Evropian, për sanksione të mundshme ndaj Serbisë, do të thotë se autoritetet në Beogradin zyrtar kanë shkuar shumë larg dhe se duhet ta marrin seriozisht paralajmërimin”- keshtu është shpehur analisti Goran Miletiç, për ‘Danas’, duke komentuar kërcënimet e Unionit për vendosjen e masave nëse vërtetohet se Serbia është përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjska.

“Është krejtësisht kundërproduktive të theksohet se rezoluta e PE-së nuk ka karakter detyrues, pasi secila rezolutë përfaqëson diçka nga e cila udhëhiqet Komisioni Evropian, dhe që i jep atij një kornizë për veprim, si edhe gjithashtu tregon se çfarë lloj mesazhi politik po dërgohet nga një pjesë e madhe e vendeve të BE-së” – theksoi Goran Miletiç

Advertisement