Kosova
Vuçiç përgatit betejën/ Dokumenti i nxehtë rreth Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk i ka ftuar përfaqësuesit e partive në Kuvendin e Serbisë në konsultime për Marrëveshjen Evropiane për Kosovën, siç ka premtuar pas negociatave në Ohër.
Sipas ‘Nova.rs’, ai është duke përgatitur një dokument që duhet të jetë bazë për vazhdimin e negociatave mes Serbisë e Kosovës, me vija të kuqe të përcaktuara përsa i përket hyrjes së Kosovës në OKB, të cilin do t’ua prezantojë deputetëve.
Sipas informacioneve, plani është që të mbahet një seancë ku Vuçiç do te “zbulojë” raportin për negociatat me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
“Ne nuk do të zbatojmë asgjë në lidhje me Kosovën në OKB dhe as ndonjë njohje de facto dhe de jure. Madje po mendoj se duhet të kalojmë në Kuvend me një akt të përgjithshëm për ta bërë të qartë”, tha Vuçiç më 19 mars.
E para është a kërkon a parasheh ky draft një shtresë të re të qeverisjes, e nëse e parasheh nuk konsiderohet i pranueshëm për diskutim të mëtejmë. E dyta, a parasheh të drejta kolektive, nëse po, e merr epitetin e një drafti të papranueshëm. E treta në ç’masë është në harmoni me marrëveshjet e dakorduara në vitin 2013 dhe 2105. E katërta në ç’masë është në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe pesë në ç’masë është në harmoni me letrën që Federica Mogherini i ka dërguar Qeverisë së Kosovës se çfarë kompetenca mund të ketë Asociacioni”, tha Bislimi.