Rajon
Vuçiç, piroman apo zjarrfikës në Ballkan
Historiani Florian Bieber ka thënë se nuk sheh që Serbia nën qeverisjen e presidentit Aleksandar Vuçiq po ecën në drejtim të stabilizimit të marrëdhënieve me fqinjët. Ai tha se siç u pa me votën e Serbisë kundër Kosovës në Këshill të Europës, fjalet e tij per normalizim te marredhenieve janë të pasinqerta.
“Nuk shoh se Serbia nën qeverinë e presidentit Vuçiq po ecën në drejtim të stabilizimit të marrëdhënieve me fqinjët. Përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën jane të pasinqerta, siç e pamë nga reagimet shumë agresive ndaj kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës – një hap që do të ishte plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Ohrit, të cilën Serbia gjoja premtoi se do ta zbatonte”, ka thënë Bieber në një intervistë për Danas
Siç shton ai, “Unë do ta cilësoja situatën në rajon si të paqëndrueshme. Marrëdhëniet janë të tensionuara, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë në nivel të brendshëm, si dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Bashkimi Europian nuk është në gjendje të jetë motori i vërtetë i transformimit dhe të ofrojë një rrugë të besueshme drejt anëtarësimit”, thekson Bieber, i cili është edhe profesor në Universitetin e Grazit.
Po ashtu, thotë Bieber, “Mënyra se si Serbia u përball me disa aspekte të së kaluarës së saj në vitin 2000, kryesisht ndjek linjën dhe logjikën e Sllobodan Millosheviqit, duke mohuar krimet e luftës”
Ipyetur nese Vucic mundësi realiste dhe dëshirë politike për te udhëhequr rajonin drejt normalizimit, apo i shkon per shtat “destabilizimi i Ballkanit”, Florian Bieber u shpreh: “Unë mendoj se ai ka nevojë për stabilitet por edhe per paqëndrueshmëri ne te njejten kohe. Atij i duhet te jete edhe piroman, me qellim per ta mbajtur te ndezur situaten e tensionit, por njekohesisht edhe zjarrfikes, per tju a shitur veten si te tille partnerëve perëndimorë