Rajon
Vuçiç po rrëzohet/ Politikani serb: Ka pranuar njohjen e Kosovës
Politikani serb dhe ish kryetari i Partisë Demokratike, Bojan Pajtiç deklaroi se vlerësimi për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka rënë ndjeshëm, për shkak të planit franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, teksa dhe u shpreh se kjo është në favor të partive të djathta opozitare.
“Për momentin Vuçiç po zhvillon dy fushata”, theksoi Pajtiç
Sipas tij, njëra fushatë është zyrtare dhe i referohet përpjekjes për të bindur qytetarët qe nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, edhe pse sipas nenit 3 të Konventës së Vjenës e ka bërë këtë, sepse mjafton pëlqimi verbal që një marrëveshje e tillë të jetë e detyrueshme.
Pajtiç deklaroi se Vuçiç po udhëheq një tjetër, siç tha ai, “fushatë të ndyrë”, kundër funksionarëve të partive opozitare të djathta, pasi rreziku tani i kanoset nga e djathta për t’i marrë atij vota.