Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Vuçiç: Po të mos ishte Banjska, dikush do të kishte menduar diçka tjetër për të përndjekur Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vlerësuar se, po të mos ishin ngjarjet e një jave më parë në Banjskë, dikush do të kishte menduar diçka tjetër – vetëm e vetëm për të përndjekur Serbinë dhe theksoi se me ardhjen e Albin Kurtit, filloi terrori ndaj serbëve, të cilin ata e kryejnë hollësisht dhe sistematikisht.

Vuçiq tha gjithashtu se sado që Serbia kishte të drejtë, disa u përpoqën të merrnin anën e Kurtit.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë rrënjët e problemit. Rrënja e problemit është në regjimin e Kurtit” _ deklaroi presidenti serb

Ai tha se Gjermania e di shumë mire të vërteten, por eshte duke pritur që Kosova të mbetet pa serb, sepse ambasada e tyre në Prishtinë ka informacione se 12 për qind e serbëve janë larguar që kur Kurti ka ardhur në pushtet.

“Po të mos ishte ngjarja ne Banjskë, dikush do të kishte dalë me diçka tjetër për të persekutuar Serbinë. Ata po bëjnë presion për të gjetur dikë tjetër në Serbi që do të thoshte “Kosova mund të jetë e pavarur” dhe paskesaj ta hipin ne pushtete” – theksoi Vucic, duke shtuar se sanksionet ndaj Prishtinës nuk janë pothuajse asgjë, madje as afër atyre që u vendosen kundër Serbisë në vitet 1990.

Advertisement