Kosova
Vuçiç pranon territorin dhe pavarësinë e Kosovës/ Serwer: Vetëm kështu ndodh normalizimi
Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins në SHBA tha se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë do të kishte zgjidhje nëse Serbia dhe presidenti i saj do ta trajtonte Kosovën si shtet fqinj, e jo si territor të sajin.
“Serbia mund të shpallë se respekton autoritetet e Kosovës dhe territorin e Kosovës, ta trajtojë atë në mënyrë fqinjësore. Më pas ajo mund të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska dhe trazirat kundër trupave të KFOR-it. Një gjë e tillë do të ndryshonte në mënyrë dramatike dialogun, edhe pa njohje zyrtare diplomatike”, ka thënë Serwer në një intervistë për Danas.
Sipas tij, nuk është veç Kosova me të cilin merret vazhdimisht Aleksander Vuçiq, pasi presidenti serb bën ndërhyrje të ashpra edhe në Mal të Zi e Bosnje e Hercegovinë.
“Ndërhyrja në Mal të Zi është e dukshme. Ndërhyrja në Bosnje dhe Hercegovinë është disi më pak e dukshme, por kjo ndodh sepse Milorad Dodik më së shumti bën atë që dëshiron Vuçiq. Ai aspiron një “botë serbe”, që do të thotë se Beogradi de facto kontrollon popullsinë serbe në vendet fqinje. Ai po bën shumë progres në këtë drejtim” – theksoi Serwer, I cili duke folur per samitin e BRICS qe u zhvillua ne Rusi tha se se askujt në Perëndim nuk i intereson nëse Vuçiq do të shkonte në ate samit.
“Sigurisht, ai mund të përpiqet t’ua shesë këtë diplomatëve si pjesë të narrativës së tij të rreme të “kthimit në Perëndim” – deklaroi profesori amerikan.