Connect with us

Kosova

Vuçiç pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

“Rusisë i favorizon që të mos ketë vetëm fushëbetejë ukrainase, por edhe pika të tjera të nxehta në Evropë dhe për këtë po e ndihmon sa më shumë aleati i saj në Ballkan, Serbia” – kështu vlerësoi Nemanja Millosheviç, master i shkencave politike dhe president i organizatës politike Glas-Voice” në një intervistë për TheGeopost.

Siç dhe u shpreh ai, “Glas-Voice” është i vetmi opsion politik në Serbi që dënon “performancën ndezëse shoviniste të presidentit Vuçiç”

Siç vlerëson ai, “qëllimi I narrativës propagandistike boshe dhe të rreme të Vucic është përgatitja e agresionit kundër Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Millosheviç citoi si një rrethanë fatlume që Serbia është e rrethuar nga vendet e NATO-s dhe se “asgjë më shumë se retorikë ndezëse nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë”.

Problemi, thekson ai, nuk është se Serbia ka vullnet për të demonstruar forcë, por se Perëndimi nuk ka vullnet për ta penguar demonstrimin e  forcës nga Serbia.

“Derisa të bëhet e qartë për Perëndimin se Vuçiç pret Putinin në Danub dhe Trump-in në Shtëpinë e Bardhë, ne do vazhdojmë të kemi të njëjtën situate ‘ –theksoi Millosheviç, duke shtuar se mediat në Serbi janë kryesisht në shërbim të propagandës rusofile dhe klerikale.

“Përderisa është kështu, nuk ka asnjë shpresë që gjërat të ndryshojnë, për të ndikuar para së gjithash te të rinjtë që janë indoktrinuar plotësisht nga një propagandë e pabesueshme që i largon plotësisht nga realiteti dhe që na kthen në shekujt 16-17” – potencoi Nemanja Millosheviç

Advertisement