Connect with us

Rajon

Vuçiç provokon sërish: Serbia e vendosur të mos e njohë Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka lëshuar sërish akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiç është shprehur se kryeministri i Kosovës nuk pranon të zbatojë asnjë marrëveshje, ndërsa shton se ka Serbia që sipas tij është e përkushtuar të mbajë premtimet e dhëna.

Mes të tjerash Vuçiç shprehet i vendosur se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do ta njohë dhe as do të pranojë ndonjë dokument që synon të detyrojë që të mbështesë anëtarësim e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Po e përsëris, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk do të pranojë asnjë dokument që e detyron të mbështesë dhe të ndihmojë të ashtuquajturën Kosovë në anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara”, ka theksuar më tej Vuçiç.

Advertisement