Connect with us

Rajon

Vuçiç pyet BE-në: Do na bombardoni apo…

Bombardime apo sanksione/ Vucic: Nuk e duam Kosovën në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, që ishte sipas tij, ishte kushti i tyre i dytë, përveç të parit që të mos ketë ndëshkime për shoferëve e makinave me targa serbe.

Duke folur për propozimin e BE-së për marrëveshjen përfundimtare, ai theksoi se Serbia “ka vijat e saj të kuqe”.

“Ne themi se nuk e duam Kosovën në Kombet e Bashkuara, atëherë çfarë – do të na bombardoni, do na kërcënoni me sanksione? Çfarë” 0 deklaroi presidenti serb

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje në veri të Mitrovicës, që janë planifikuar të mbahen më 18 dhjetor, Vucic theksoi se serbët e Kosovës kanë thënë se kushti i tyre është formimi i Asociacionit.

Gjithashtu ai pranoi se para “tyre nuk është një periudhë e lehtë”, por se beson se Serbia do ta ruajnë paqen dhe stabilitetin.

Advertisement