Connect with us

Kosova

Vuçiç ringjallet pas gotës me helm/ Oferta e Perëndimit, nxitje për politikën e vijës së ashpër

Agjencitë kryesore perëndimore të lajmeve kan analizuar nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së për partneritet strategjik në fushën e lëndëve të para të qëndrueshme, duke deklaruar se kjo siguron që lëndët e para të shfrytëzuara në Evropë të mbeten në tokën evropiane.

Agjencia Reuters deklaroi se marrëveshja e nënshkruar në Beograd në Samitin për lëndët e para kritike, mundëson qasjen e Bashkimit Evropian në këto lëndë dhe forcon lidhjet mes dy palëve në prodhimin e baterive dhe automjeteve elektrike.

Reuters kujton deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz se Memorandumi është “i një rëndësie kyçe për pavarësinë e Evropës”, dhe se Serbia mund të jetë vendi i parë evropian që do të menaxhojë të gjithë zinxhirin në prodhimin e automjeteve elektrike, i cili fillon me nxjerrjen e litiumit.

Opozita serbe dhe grupet e gjelbra kanë paralajmëruar protesta të tjera gjatë muajit gusht dhe bllokada të linjave dhe kryqëzimeve kryesore hekurudhore nëse qeveria nuk e pezullon projektin “Jadar” të kompanisë Rio Tinto, bën me dije agjencia amerikane.

Associated Press nënvizon edhedeklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç se minierat e litiumit do të hapen vetëm nëse prodhuesit e makinave dhe baterive në Gjermani dhe vendet e tjera të BE-së ndërtojnë fabrika në Serbi, në vend që të eksportojnë drejtpërdrejt lëndë të parë në vendet e tyre.

Analistët e shohin marrëveshjen e nënshkruar si një nxitje të madhe për Vuçiqin dhe politikën e tij të vijës së ashpër, në një kohë kur Serbia aspiron zyrtarisht anëtarësimin në BE, por mban lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Kinën dhe Rusinë, pavarësisht agresionit të Moskës kundër Ukrainës.

Advertisement