Rajon
Vuçiç rrëzon veten/ Analistët tregojnë qëllimin e presidentit serb
Serbia në fillim të muajit maj u trondit nga vrasjet që ndodhën, fillimisht në një shkollë, e pastaj në një fshat. Në të dy rastet që ndodhën brenda pak ditësh humbën jetën rreth 16 persona.
Për shkak të këtyre dy ngjarjeve mijëra njerëz u mblodhën në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, më 8 maj, duke bërë thirrje për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë shtetëror.
Paskesaj Vuçiq u zotua ta “çarmatoste” Serbinë me një plan ambicioz, ndërkohë që Serbia ka nivelin më të lartë të posedimit të armëve në Evropë si dhe surprizoi se do të ketë zgjedhje të reja në shtator.
Sipas mediave serbe Vuçiq pritet që ta rrëzoj veten e tij, kurse ne Kosovë kjo levizje e presidentit serb konsiderohet edhe si neglizhencë ndaj përmbushjes së detyrimeve në dialogun me Prishtinen.
Analisti Rexhep Elezaj u shpreh se Aleksandër Vuçiq, i njohur si një spekulant i aftë politik, po I ben keto levizje për te urtësuar skenën e brendshme politike në Serbi, por edhe si një kundërvënie ndaj presioneve ndërkombëtare, të cilat sa vijnë e shtohen ndaj tij dhe Serbisë, në rend të parë, për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe për qëndrimin e tij mashtrues ndaj implementimit të Marrëveshjes së BE-së për Kosovën.
Sipas tij, një skenar të këtillë Vuçiq është i gatshëm që ta fus në zbatim, me qëllim të vetëm që te zgjasë sa më shumë që të jetë e mundur vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, madje për të blerë sa më shumë kohë që mos ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit me Kosovën!