Rajon
Vuçiç rrit pagat dhe pensionet në Serbi
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar rritjen e pagave dhe pensioneve.
Vuçiç ka njoftuar se rritja e pagave dhe pensioneve me 20% dhe 25% për ushtrinë dhe do të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm.
“Së bashku, nga janari do të kemi 20% rritje. Për ushtrinë rritja do të jetë 25%”, ka thënë Vuçiç për TV Pink.
“Ne sigurohemi që njerëzit të mos vuajnë. Madje edhe ata që s’na duan, thonë lërjani këtë punë Vuçiçit dhe Bërnabiçit që ta zgjidhin sepse e bëjnë më mirë se kushdo tjetër në botë”, tha presidenti serb.