Connect with us

Kosova

Vuçiç rrit pazarin/ Lista Serbe bllokon procesin e zgjedhjeve

Lista Serbe ka ruajtur një lajm për emisarin Miroslav Lajcak, në ditën kur ai zbarkoi në Kosovë. Sllovaku në emër të BE-së, i kishte kërkuar Kosovës t’i shtyjë zgjedhjet, por prapëseprapë, partia e vetme parlamentare serbe thotë se s’merr pjesë në zgjedhjet e katër komunave veriore, ku dhe ka tërhequr kryetarët. Sipas ministrit Rashiç, pjesëmarrja ose jo e Listës Serbe në zgjedhje jep sinjal për qasjen e Beogradit në dialogun për normalizim.

Deri tani, Lista Serbe ka dëshmuar se vepron sipas kërkesave dhe urdhrave të Vuçiçit dhe nuk dihet nëse refuzimi i zgjedhjeve është hap i liderit serb, i cili më 18 mars takohet me Kurtin në Ohër.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje do të ishte sinjal për votuesit në komunat veriore të vendit se Beogradi miraton daljen në zgjedhje dhe ka qasje pozitive ndaj dialogut për normalizim. Në qoftë se ata nuk pranojnë, vetëm do dëshmojnë se janë vetëm për të bllokuar proceset.

Advertisement