Rajon
Vuçiç: Serbët në Kosovë e dinë shumë mirë se kush luftoi për ta dhe kush jo
“Po, kam luftuar dhe serbët, në Kosovë e Metohi e dinë shumë mirë se kush ka luftuar për ta dhe kush jo. Edhe pas asaj që ndodhi në Banjska, ishte e qartë se kush ishte në anën e tyre dhe kush mezi priste për të marrë mbështetje për rrëzimin e qeverisë në Serbi” – Kështu tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për NIN.
Kur u pyet se ai u premtoi serbëve nga veriu i Kosovës se “nuk do të dorëzohen, dhe se nuk do të ketë “Stuhi të re”, dhe teksa sipas Ivica Daçiçit, shumica e serbëve janë larguar nga Kosova, dhe se shumë prej tyre këto ditë po regjistrojnë makinat me targa të reja RKS, dhe çfarë do të ndodhë me premtimin, Vuçiç u përgjigj se “serbët nuk po largohen nga veriu i Kosovës për shkak të Vuçiçit, por për shkak të Albin Kurtit”.
“Çfarë do të bënte dikush tjetër në vendin tim? Po të kisha bërë diçka tjetër, do të thoshit se Vuçiçi po na kthen në vitet nëntëdhjetë, te luftërat dhe sanksionet, gjë që flet për hipokrizinë e gjithë publikut, i cili gjithmonë pret të marrë gjithçka, duke e ditur se është e pamundur. Dhe unë për ta gjithmonë do të jem fajtori, çfarëdo dhe sido që të bëj. Po, kam luftuar dhe serbët në Kosovë dhe Metohi. Ata e dinë shumë mirë se kush luftoi për ta dhe kush jo. Edhe pas asaj që ndodhi në Banjskë, ishte e qartë se kush ishte në anën e tyre dhe kush mezi që të merrte mbështetje për rrëzimin e qeverisë në Serbi” – deklaroi prsidenti serb.
I pyetur nëse ishte takuar me Milan Radoiçiç pas ngjarjes në Manastirin e Banjskës, dhe se cfare ai mendonte për veprimet e Radoiçiç, I cili mesa duket ka vështirësuar punën e Vucic dhe shtetin e Serbisë, presidenti u shpreh se Milan do të përballet me procedura serioze në Serbi.
“Natyrisht, e gjithë kjo e vështirësoi në mënyrë dramatike pozicionin e Serbisë dhe nëse nuk do të ishin zgjedhjet, mund t’ju jap disa detaje se sa shumë probleme i solli në të vërtetë vendit…” – tregoi Vucic, teksa duke iu pergjigjur pyetjes se si ka mundësi që shërbimet sekrete nuk ishin në dijeni për atë se cfare ishte planifikuar të ndodhte në Banjskë, u shpreh:
“Nuk dua të hyj në këtë temë, sepse ka gjëra që po ndodhin prej kohësh, që nga shtatori i kaluar, kur filluan barrikadat. Serbët nuk donin të largoheshin nga barrikadat, unë luftova për garancitë që do të jepnin evropianët dhe amerikanët. Shteti ka reaguar në mënyrë diplomatike gjatë gjithë kohës, sepse nuk është koha për konflikt me NATO-n. Kjo do të ishte e keqe dhe katastrofike për ne. Ne nuk do të hyjmë në NATO, ne jemi një vend ushtarakisht neutral, por duam marrëdhënie normale, profesionale dhe korrekte me Aleancën”