Connect with us

Kosova

Vuçiç shkarkon Vulin/ Mesazhi amerikan u kuptua

Analistja e qendrës hulumtuese dhe botuese Demostat, Ivana Petronijeviq Terziq, ka vlerësuar se drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandër Vulin do zëvendësohet dhe se kjo është vetëm “çështje kohe”.
Ajo tha për televizionin ‘Nova S’ se sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj Vulin “në fakt i dërguan një mesazh të qartë” Presidentit të Serbisë, Aleksandçr Vuçic dhe se ai e kupton atë mesazh.
“Ne presim që ai ta zëvendësojë Aleksandër Vulin, tani është vetëm çështja se kur dhe në çfarë mënyre do ta bëjë këtë, pa u dukur se ne jemi kukulla të SHBA-ve” – tha Ivana Petronijeviq Terziq
Ajo theksoi se sanksionet e vendosura ndaj Vulin janë të ndryshme nga ato të vendosura ndaj liderëve të Republika Srpska, sepse në rastin e Vulin përmendet edhe trafiku i narkotikëve dhe armëve dhe se “Është e mundur që në listën amerikane të ketë edhe disa persona të tjerë”

Advertisement