Connect with us

Kosova

Vuçiç shpik atentate dhe armiq nga Kosova, përpiqet të justifikojë dhunën e tij ndaj të tjerëve

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, një ditë pas shënimit të 29 vjetorit te gjenocidi në Srebrenicë, tha se qeveritë në zonën përreth duan të provokojnë konflikte, pastaj ndërhyrjen e NATO-s dhe në fund shkatërrimin e Serbisë.

Ai organizoi një konferencë për shtyp në Presidencën e Serbisë për shkak të reagimeve që erdhën nga rajoni dhe bota për faktin se ai mohon gjenocidin në Srebrenicë dhe mbështet Milorad Dodik-un, i cili kërcënon shkëputjen e entitetit boshnjak-hercegovinez – Republika Srpska.

Zharko Koraç, psikolog, tha per median serbe ‘Danas’ se “nëse tashmë po flasim për plane për të shkatërruar Serbinë, siç thotë presidenti Vuçic, aktualisht në Evropë po zhvillohet vetëm një luftë për shkatërrimin e një vendi dhe kjo nuk është Serbia”.

“Është lufta e Putinit për të shkatërruar Ukrainën, sepse ai tha hapur se nuk duhej të ekzistonte. Serbia nuk e dënoi atë luftë duke e sanksionuar Rusinë, si të gjitha vendet e tjera evropiane. Ajo vetëm tha se mbështet integritetin e saj territorial pa e dënuar qartë atë që e kërcënon. Njoftimet e Dodikut për referendumin për ndarjen e Republika Srpska nga Bosnje Hercegovina e njohur ndërkombëtarisht, janë një alarm i qartë i shkatërrimit të atij shteti. Nuk kam pare qe Vucic ta kete kundershtuar ndonjehere Dodikun. Mbështetja e marrëveshjes së paqes të Dejtonit nuk është e njëjtë me dënimin e synimeve secesioniste të liderit serb te Republika Srpska” – ka deklaruar Koraç duke theksuar: – “Si çdo ngacmues, ai përpiqet të justifikojë dhunën e tij ndaj të tjerëve”

Sipas tij, kjo tregon qartë se Serbia ka kritere shumë të ndryshme në politikën e saj të jashtme kur është fjala për integritetin territorial të vendeve në Evropë. Në njërin rast, nuk dënon agresorin që po bën luftë për shfuqizimin e shtetit dhe në tjetrin hesht me turp për njoftimet e hapura të shpërbërjes së shtetit.

“Persa i përket njoftimeve të përsëritura se fuqitë e huaja duan ta tërheqin Serbinë në luftë me paktin e NATO-s për ta shkatërruar atë, bie në sy mungesa e argumentave për një pretendim kaq të madh.

Fakti që kritikohet politika e presidentit Aleksandër Vuçiq apo disa deklarata të tij nuk është dëshmi e dëshirës për të shkatërruar Serbinë. Apo mos ndoshta kemi arritur në qëndrimin se “shteti jam unë”? – pyeti i intervistuari i Danas.

“Vuçiq shpik armiq, atentate, rrezikim personal apo rrezikim të familjes së tij me nje qellim te vete, rruajtjen e kolltukut politik” – potencoi Korac.

Nga ana tjeter, Aleksander Olenik, avokat dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, tha se “të gjithë nacionalistët dhe agresorët gjithmonë kanë shpikur kundërshtarë, kërcënime ndaj popullit apo sulme të mundshme nga vende të tjera, si p.sh. Hitleri, i cili justifikoi çdo agresion me kërcënimin e popullit ose sulmin e një vendi tjetër, ndaj akuzoi Poloninë se ishte e para ajo që sulmoi”.

“Të njëjtën gjë bën edhe Putini, i cili gënjen qytetarët e tij për kërcënimin qe vjen nga Ukraina dhe jeten e veshtire te ruseve atje, për të justifikuar përpjekjen për të shkatërruar Ukrainën. Të njëjtën gjë po bën edhe Vuçici, duke shpikur armiq, atentate, kërcënime personale apo kërcënime ndaj familjes së tij, duke akuzuar opoziten për tradhti, të gjitha keto per nje qellim – për të qëndruar në pushtet. Thjesht, në këtë mënyrë ai manipulon qytetarët dhe fsheh korrupsionin, krimin, tentativat për të nxjerrë litium… dhe të gjitha me ndihmën e kontrollit mediatik dhe konferencave të përditshme per shtyp” – theksoi Olenik.

Advertisement