Connect with us

Kosova

VUÇIÇ SHTYP PROTESTAT/ Bandat e tifozëve dhe kapuçonët e zinj futen në aksion

Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë tha se qeveria e Millosh Vucevic po përgatitet të përdorë forcë të organizuar për të shtypur protestat e studentëve.

Presidenti i POKS-it Vojislav Mihailović vlerësoi se këto protesta po hyjnë në një fazë në të cilën qeveria “së pari do të përpiqet t’i përçajë studentët me provokime të organizuara dhe më pas do t’i ekspozojë ata jo më ndaj ‘incidenteve’ të izoluara, por ndaj një sulmi të njëkohshëm të bandave të tifozëve dhe policies, me qellim për të shuar protestën”.

“Skenari është i qartë dhe tashmë është parë shumë herë. Por aty ku regjimi I ka bere llogarit gabim është se qindra mijëra njerëz janë gati të mbrojnë studentët me jetën e tyre nëse ata sulmohen nga bandit e pushtetit.  Me fjalë të tjera: kush sulmon studentët me dhunë do luftë civile” –  ka theksuar Mihailoviq.

Advertisement