Rajon
Vuçiç, shuplakë BE-së: Alternativa e Serbisë jo BE, por BRICS
Presidenti i Serbisë ka dale kundër alternativës europiane dhe është shprehur në favor të alternativës ruso-kineze të BRICS.
Kjo është nga ato lloj kthesash të forta që shkaktojnë shock diplomatik, dhe e tillë duhet konsideruar nga diplomacia e BE.
Në datën 18 qershor 2023, në një fjalim drejtuar kombit, presidenti Vuçiç shpalosi alternativën e re të befasishme strategjike të Serbisë për t’iu bashkuar BRICS-it dhe jo BE.
“Serbisë mund t’i duhet të zgjedhë midis BE dhe BRICS-it. Kjo është çeshtje e së ardhmes, me të cilën duhet të përballet vend ynë” – deklaroi Vucic
Ky qendrim zyrtar i presidentit serb vjen pas një programimi dhe konsultimi të gjatë brenda institucioneve serbe të politikës së jashtëme dhe del si vendimmarrje strategjike e qeverisë dhe e shtetit serb për të punuar mbi zbatimin e alternativës së anëtarësimit në BRICS.
Kujtojmë se BRICS, është organizatë ekonomiko-politike e themeluar dhe e drejtuar nga Rusia dhe Kina, ku bëjnë pjesë edhe India, Brazili dhe Afrika e Jugut, e cila po përpiqet të bëhet pol botëror fuqie si kundërvënie dhe rivale e BE dhe e Perëndimit.