Kosova
Vuçiç si bisha pa kokë/ Analisti: Ja si e çmendi Albin Kurti
Për një kohë të gjatë në veriun e Kosovës janë krijuar turbulenca të mëdha, me trazira gati të eskalojnë edhe më shumë, duke rrezikuar të përfshihet ajo pjesë e Kosovë në një luftë mes shqiptarëve e serbëve, teksa dhuna e kriminelëve nga grupe të ndryshme, udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjeneratori kryesor dhe dirigjuesi i asaj çfarë përgatitet të ndodhë nesër
Kështu thotë analisti politik profesor Binak Maxharraj, i cili pohon se Lista Serbe është produkt i Serbisë, që i shërben interesave nacionale të saj dhe të Vuçicit.
Maxharraj ka komentuar deklarata kërcënuese të Listës Serbe dhe të politikanëve serbë në përgjithësi teksa shtoi se ato vijnë nga kuzhinat shoviniste të Beogradit.
Sipas tij, tani në skenë politike ka dale dikush që po i thotë Serbisë “ndal, se kufijt e Kosovës nuk janë të Serbisë, kurrë s’kanë qenë, gjithmonë ishin dhe do të jetë përjetësisht të Kosovës, ligjerisht dhe ndërkombëtarisht të pranuara dhe askush nuk mund t’i luaj dhe t’i lëvizë”.
“Ishte Vuçiç ai që u çartë si bisha e Karpateve dhe i urdhëroi te gjithë serbët t’i braktisin të gjitha institucionet e Kosovës. Është interesant se për të gjitha këto “masakra” që Vuçic po ia bënte serbëve të veriut ndërkombëtarët po heshtin si qyqet e zeza, fatkeqësisht heshti edhe Amerika” – shkruan profesori Binak Maxharraj.