Connect with us

Rajon

Vuçiç ‘takohet’ me Navalny/ Pasojat gjunjëzojnë Serbinë

Bashkimi Evropian tha se për Serbinë do të ketë pasoja për shkak të mospërshtatjes me qëndrimet e politikës së jashtme të bllokut, gjë e cila, sipas Unionit, është pjesë përbërëse e integrimit evropian.

Ky reagim i zëdhënësit kryesor të Komisionit Evropian, Eric Mamer, erdhi pasi Serbia nuk e mbështeti deklaratën e 27 shteteve të BE-së lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny.

Mamer potencoi me force se për mospërshtatjen me qëndrimet e politikës së jashtme dhe ato të sigurisë, Serbia, shtet kandidat për anëtarësim në BE, do të ketë pasoja.

“Përshtatja është pjesë e procesit të anëtarësimit. Qartësisht ka pasoja në rast të mospërshtatjes me pozicionet e Unionit Europian pasi kjo është një kërkesë bazike për t’u bërë vend anëtar i BE-s” – deklaroi

Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, përsëriti thirrjen për të gjitha shteteve që të përshtaten me politikat e saj dhe të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave evropiane.

“Deklarata për Navalnyn ishte pikërisht për vlerat dhe parimet, pasi kishte të bënte me një vdekje të papritur të një të burgosuri politik, si rezultat i veprimeve të autoriteteve ruse ndaj tij” –  tha Stano.

Advertisement