Kosova
Vuçiç u përgatit për luftë, por u tremb nga Amerika, eksperti tregon detajet e tërheqjes
Eksperti për çështjet e sigurisë, Drizan Shala, deklaroi se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e kishte gati planin e luftës ndaj Kosovës, por u ndal nga faktori ndërkombëtar.
“Ka pasur një plan për luftë nga ana e Vuçiçit, por faktori ndërkombëtar bëri që gjithçka të ndalej. Deri në shtator nuk do të kemi ndonjë incident të përmasave që mund të cenojë integritetin territorial, por duhet të jemi të vëmendshëm në patrullimet në kufi”, deklaroi Shala.
Sipas tij, sistemi i ri antiraketor Patriot që NATO-ja do të vendosë së shpejti në Kosovë do ruajë hapësirën ajrore të vendit Gjithashtu, eksperti i sigurisë theksoi se “vizita e O’Brien në Beograd i dha një mesazh të fortë Vuçiçit, se ka rrjedhur informacion nga bashkëpunëtorët e tij mbi planin e luftës dhe tani e tutje Presidenti serb duhet të jetë i kujdesshëm”.
“Muajt në vijim për të do të jenë të rënda sepse horoskopi i tij për vitin 2024 nuk është i mirë. Fatkeqësia për të do të jetë integrimi i Kosovës në institucione të rëndësishme evropiane”, theksoi Drizan Shala.