Connect with us

Rajon

Vuçiç urdhëron rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë

Presidenti serb Aleksander Vucic, i cili është njëkohësisht edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, ka urdhëruar që ushtria dhe të gjitha njësitë e ministrisë së Punëve të Brendshme të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha mbrëmjen e 26 dhjetorit se Presidenti ka urdhëruar që “Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, deri në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur”.

Ai tha se kjo bëhet për të “mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbrojtur të gjithë qytetarët e saj, duke parandaluar terrorizmin dhe terrorin ndaj serbëve kudo që jetojnë”.

“Nuk ka arsye për panik, por ka arsye për shqetësim, sepse duket se Serbia është e vetmja palë e interesuar për të biseduar, për marrëveshje politike, për t’u takuar qoftë edhe një mijë herë derisa të gjendet ndonjë marrëveshje” – tha Vuçeviç

“Pala tjetër është duke bërë vazhdimisht lëvizje të njëanshme, ngritë tensione dhe vazhdimisht çon në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, që për mendimin tim, ka një synim të qartë për pastrim të plotë etnik të Kosovës dhe Metohisë”, tha Vuçeviq.

Vucic, në një postim në rrjetin social, Instagram, më 26 dhjetor tha se “do janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në veri të Kosovës”.

Ai tha gjithashtu se “pasi shqiptarët janë armatosur dhe kanë rritur gatishmërinë e tyre luftarake”, ai do të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e popullit dhe ruajtjen e paqes në veri të Kosovës, por nuk specifikoi se për cilat masa bëhet fjalë.

Advertisement