Politike
Vuçiç: Vera bashkon njerëzit, Rama: Po pive bën sherr
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga panairi i verërave dhe pijeve shqiptare në Beograd, si pjesë e nismës së Open Balkan. Në një pjesë të videos, Rama është pyetur nga një gazetar i Maqedonisë së Veriut nëse do të jenë më të bashkuar pas verës, duke iu referuar fjalëve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në fjalim se vera i bashkon njerëzit.
Për këtë Rama tha se është mirë që vera të pihet me kujdes se pastaj bën sherr.
“Vera është një gjë, e pira e verës është një gjë tjetër. Nuk është e thënë që të pish shumë që të bashkohesh. Më mirë është që ta prodhosh, ta provosh dhe të pish me kujdes se pastaj bashkohesh, por bën sherr”, tha Rama.
Minuta: 4.23
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar në Serbi, ku ka marrë pjesë në panairin “Wine Vision of the Open Balkans”. Bashkë me të janë edhe presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Dmitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministrja Ana Brnabiç, të cilët vizituan disa stendat e ekspozuesve dhe shijuan disa nga verërat e tyre.