Kosova
Vuçiç vjedh zgjedhjet, Evropa hesht, Qeveria gjeorgjiane vjedh zgjedhjet, Brukseli dridhet
E gjithë Europa eshte ngritur në këmbë për shkak të vjedhjes së regjistruar zgjedhore në Gjeorgji fundjavën e kaluar. Disa zyrtarë të BE-së kërkuan një hetim urgjent, por kur në dhjetor te vitit te kaluar kishte një situatë pothuajse identike në Serbi – pati heshtje nga Brukseli, me përjashtim të disa vëzhguesve të huaj dhe Parlamentit Evropian. Pse tani BE-ja ka zgjedhur të reagojë, ndërsa në rastin e Serbisë mbylli gojën?
Partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ mundi koalicionin opozitar pro-evropian në zgjedhjet parlamentare, duke fituar gjithsej 54 përqind të votive. Opozita kundërshtoi menjëherë rezultatin e zgjedhjeve, duke deklaruar se votat ishin vjedhur dhe se kjo do ta largonte Gjeorgjinë nga BE-ja dhe do ta afronte atë me Rusinë.
Menjëherë pasuan reagimet nga Evropa, prandaj të dielën Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje për një hetim urgjent.
Ka reaguar gjthashtu edhe ish-deputetja e Parlamentit Evropian Viola von Kramon, e cila shkroi në platformen X se një situatë e ngjashme ka ndodhur në Serbi, por se presidenti serb Aleksandar Vuçiç “e bëri mashtrimin dhe vjedhjen shumë më elegante”.
E gjithë kjo shtron pyetjen se çfarë ndodhi me Serbinë kur pothuajse e njëjta gjë ndodhi në dhjetor atje ka ndodhur tani ne Gjeorgji.
Redaktori i portalit Europa dhe Ballkani Perendimor, Nemanja Todorović Štiplija, ka thënë se dallimi kryesor mes zgjedhjeve në Serbi dhe Gjeorgji është se qeveria e Beogradit po shkon më shumë drejt Evropës.
Nga ana tjetër, eksperti i marketingut Igor Avžner tha se në shembullin e zgjedhjeve gjeorgjiane duket se mund të shohim në jetën reale realizimin e fjalës së urtë: “Bukuria është në sytë e shikuesit”.