Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Vuçiç vrau serbinë në sytë e botës/ Analiza e Vuk Drashkoviç

“Një gënjeshtër e vazhdueshme sistematike politike po përhapet, se Sllobodan Milloshevici fitoi në vitin 1999, se NATO bombardoi Serbinë pa asnjë arsye, se Kosova është në Serbi, pjesë integrale e Serbisë, sipas rezolutës 1244. Dhe të gjitha këto, shiten sit ë vërteta zyrtare” – U shpreh politikani serb Vuk Drashkovic

I pyetur nëse ka pasur ndonjë akt terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator, ai theksoi se e gjithë bota e qytetëruar thotë se ka patur dhe vlerësoi se ishte vetëvrasje për Serbinë

Për politikanin Drashkovic, serbët e vrarë në Kosovë janë edhe terroristë edhe dëshmorë

“Ata i shtynë të jenë terroristë, por në fakt janë viktima të atyre që i shtynë në këtë aksion të çmendur”. Rezultati është humbja e jetës së tyre. Tani i gjithë populli serb identifikohet me ta dhe ata janë sërish viktima” – theksoi ai, duke potencuar se “As populli serb nuk është kriminel, as populli shqiptar nuk është kriminel dhe në të dy kombet,  ka nga ata që imponohen si ndërgjegjja dhe udhëheqësit e tyre”.

Advertisement