Connect with us

Bota

Vuçiçit dekorata/ Joseph: SHBA-ja po fut në krizë Kosovën

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Washington dhe ish-zëvendës i shefit të misionit të OSBE-së në Prishtinë, ka analizuar situatën aktuale politike në Kosovë. Ai konsideron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke krijuar krizë në Kosovë

“Washingtoni dhe Brukseli janë fajtorë të përbashkët për krizën, duke përfshirë dhunën e paramenduar të ushtruar nga serbët kundër paqeruajtësve të NATO-s. Ky eshte absurdi i sanksionimit të një aleati demokratik në Prishtinë, ndërsa përshëndetet një autokrat manipulues, pro-rus si Vucic duke e quajtur “partner më i mirë [ i SHBA-së]”.

Joseph ka thënë se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duhet të vendosë nëse ia vlen ky çrregullim rajonal dhe dëmtim i reputacionit të SHBA-së, për ta kënaqur një autokrat serb.

 

Advertisement