Connect with us

Kosova

Vuk Drashkoviç kundër Vuçiçit: Ai ka ndryshuar nga dikur, sot vetëm po manipulon

Ish-presidenti i Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje dhe shkrimtari Vuk Drashkoviq ka deklaruar se Presidenti Aleksandar Vuçiq nuk është më njeriu që ai pati mbështetur dikur, teksa ky I fundit çdo dite vazhdon te shkele Kushtetuten

“Pas vitit 2015, kuptova se deklaratat e tij se Serbia do ti bashkohet Unionit Europian, jane vetem manipulime. Ne fajt Vuci nuk e do Europen por dëshiron vetëm të fitojë mbështetjen e tyre, si financiare ashtu edhe politike” tha Drashkoviq në një intervistë me Nedeljnik, duke theksuar se ai personalisht mbeshtet integrimin euroatlantik te Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Drashkoviç potencoi se “e ka mbështetur me kohë Marrëveshjen e Brukselit, dhe ka patur shpresë se ky moment do ishte vërtet transformimi i sinqertë i Aleksander Vuçiqit”.

“Atë kohë unë e mbështeta fuqimisht presidentin serb dhe nuk pendohem, por Vuçiç nuk eshte më ai i pari” – theksoi Vuk Drashkoviç.

Advertisement