Rajon
Vuk Drashkovic: Serbia në prag të tragjedisë
Kreu i Lëvizjes Serbe për Rindërtim, Vuk Drashkoviç thekson se plani evropian për Kosovën duhet pranuar pa kushte dhe se do të jetë tragjedi nëse kjo nuk bëhet, pasi siç vlerëson ai, do të ketë ende mundësi për zgjidhjen e çështjes, por ato do të jenë katastrofike.
Sipas tij, plani “amerikano-francez”, i duket si oferta e dikurshme e Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në qershor të vitit 1991.
“Ne e refuzuam ofertën e tij dhe e dimë se çfarë ndodhi më pas”, tha Drashkovic.
Duke shtruar pyetjen se cila ishte oferta e palës tjetër, pra Moskës, Vuk Drashkovic u shpreh:
“Moska na tha – refuzoni planin amerikano-francez, prisni derisa të mbarojmë luftën në Ukrainë dhe pastaj ja ku jemi, do ketë mundësitë e reja gjeopolitike me një Rusi fitimtare”
Ai tha gjithashtu se shpreson për një kryengritje të madhe në Rusi, sepse ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është krim vetëm kundër atij vendi, por edhe kundër Rusisë, popullit rus, kulturës dhe historisë.
Kreu i Lëvizjes Serbe për Rindërtim po ashtu ka deklaruar se është i shqetësuar se si do të ringjallet Serbia evropiane.
“Serbia evropiane është në pakicë, Serbia evropiane është e hutuar, e kurdisur, e grindur. Duhet të ringjallet, sepse më duket se pa rezistencë ndaj asaj që na është ofruar nga Vuçiç, jemi në rrezik vdekjeprurës” – deklaroi Drashkoviç