Connect with us

Politike

Vula e PD/ Haklaj: Do ta ankimojmë vendimin, apeli s’respektoi hierarkinë gjyqësore

Është ende e paqartë së çdo të ndodhë më të ardhmen e grupimit të Lulzim Bashës, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon  e Partisë Demokratike Sali Berishës.

Nga ana tjetër, në krye të Rithemelimit, tashmë me vulën e PD-së, ndodhet një ish kryeministër non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Përtë folur në lidhje me këtë çështje, në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv ishin Azgan Haklaj, anëtar kryesie te grupimi Basha dhe Fatmir Merkoçi, avokat.

Për Haklajn, vendimi i Apelit duhet dhe të ankimohet, ndërsa theksoi se kjo e fundi sipas tij k shkelur hierarkinë gjyqësore.

“Ka  një vendim të Gjykatës së Apelitt që nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës së Lartë. Ne nuk e pranojmë vendimin dhe do ta ankimojmë. Do të bëjmë rekurs se Gjykata e Apelit nuk ka respektuar hirearkinë gjyqësore. Nuk zbatoi vendimin e gjykatës së Lartë se kush ka të drejtë për vulën|-tha ai.

“11 dhejtori mban brenda disa shkelje të rënda. Atë të falsifikimit të dokumentave, shpërdorim detyre dhe përvetësim të paligjshëm të titullit zyrtar”,-shtoi më tej.

Ndërsa avokati Merkoçi e quajti të pavlerë politikisht kohën kur Basha kishte vulën dhe logon e PD-së, pasi nuk arriti të prodhonte asnjë produkt politik.

“Nuk u paraqit fare dhe vjen pas zgjedhjeve lokale dhe merr drejtimin e partisë në mënyrë absatrakte. Gjatë kohës që Basha ishte me vulë nuk bëri asnjë lëvizje politike, nuk arrii të thithë demokratët, nuk kishte rritje apo stabilitet të anëtarësisë”,-tha ai

Advertisement