Connect with us

Politike

Vula e PD iu dha Berishës/ Alibeaj: Të krijohet një ofertë e re politike…

Deputeti Enkelejd Alibeaj shprehet se tashmë pa logon dhe vulën, grupi i Lulzim Bashës do duhet të krijojë një ofertë të re politike që të jetë joshëse për shqiptarët dhe sfiduese për kundërshtarët. Në një intervistë Alibeaj thotë se gjykata e Apelit ia dha padrejtësisht logon dhe vulën Sali Berishës. Ai shton se qëndrimin e tij nuk ia imponon askujt.

“Nuk kam qenë, qasja ime është qasje politike, nga moment i gjykatës së Apelit që padrejtësisht ia dha vulën dhe logon, Berishës, i vendosi një pritë dhe kufi përpjekjes sonë të përbashkët për të mos e lënë në duart e Berishizmit PD, unë kam mbajtur një qëndrim, do duhet ta vazhdojmë atë që quhet luftë apo betejë, dhe qëndrimi ynë në këto 3 vite, ka qenë do duhet të kemi një ofertë të re politike që të jetë joshëse ndaj shqiptarëve dhe sfiduese ndaj Ramës.

U largova nga grupi parlamentar i Sali Berishës dhe këto akte do doja që dhe kolegë të tjerë të mund t’i bënin. Nuk i imponoj qëndrimin tim askujt. Lëvizje politike me të gjithë ata që kemi mbajtur këtë qëndrim për 3 vite, për të mos i lënë ata pa një pikë referencë dhe për të krijuar një ofertë të re politike dhe elektorale”, tha ai.

Advertisement