Kosova
Vuletiç: Albin Kurti dëshiron t’i vërë flakën rajonit
Albin Kurti dëshiron t’i vërë flakën rajonit
Sociologu Vladimir Vuletiç ka vlerësuar se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka me padurim të madh që, nëse është e mundur, t’i vërë flakën rajonit, të mohojë Rezolutën 1244 dhe të nis një konflikt të ri.
I pyetur se si do ta komentonte vizitën e Albin Kurtit në Tetovë, ai tha se në kohë të tilla të turbullta ekziston rreziku serioz për ndezjen e një zjarri të vogël që lehtë mund të përfshijë të gjithë rajonin, pikërisht për shkak se disa çështje nuk janë zgjidhur ende.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për Tetovën, por aspiratat e Shqipërisë së Madhe që janë shumë më të gjera dhe përfshijnë jo vetëm pjesë të Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe pjesë të Greqisë dhe Serbisë” – tha Vuletiç dhe theksoi se në rajon ka disa çështje të pazgjidhura – shqiptare, por edhe çështja kombëtare serbe.
Sipas sociologut serb, Albin Kurti aktualisht nuk ka aleatë as në Shqipëri.
“Edi Rama është ende i orientuar drejt Europës, por aq më tepër Kurti mendon se mund të fitojë mbështetjen e shqiptarëve në Shqipëri dhe të vendoset si lider mbarëshqiptar”, tha Vladimir Vuletiç
I pyetur se sa të sinqerta janë narrativat e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve, ai u shpreh se për ta ky normalizim do të thotë njohje e Kosovës. – “Në këtë kuptim janë të sinqertë” – theksoi sociologu.
Sipas tij, gjithçka që po ndodh është një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Perëndimit, për të ushtruar presion ndaj Beogradit, sepse nëse kjo nuk ndodh, çështja shqiptare do të shtrihet në Maqedoninë e Veriut, e cila është një vend jashtëzakonisht i cenueshëm.
Vuletiç përkujtoi ngjarjet në Kumanovë, se pavarësisht se ka zgjidhje, ku marrëdhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve të vendosen në marrëdhënie politikisht korrekte, shumë pak duhet për të prishur stabilitetin.
Duke komentuar letrën, të cilën pak më shumë se 50 deputetë të Parlamentit Evropian ua kanë dërguar zyrtarëve të SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, duke kërkuar qëndrim më të rreptë ndaj presidentit Vuçiç, sociologu thotë se qëndrimi i deputetëve ndër të tjera, duhet parë si presion në drejtim të ndryshimit të politikës aktuale që Beogradi shihet si një aktor dhe faktor i rëndësishëm i stabilitetit në Ballkan.
“Të bëjmë presion mbi Beogradin dhe Serbinë që ta zvogëlojnë Serbinë në masën më të vogël të mundshme, të njohin Kosovën dhe t’i kthejnë shpinën Republika Srpska dhe Dodik, të ndalojnë ndërhyrjen, mbështetjen dhe ndihmën ndaj serbëve në rajon”, tha Vuletiç dhe shtoi se nuk do mbaronte me kaq.