Kosova
Vulin i ngarkuar nga Vuçiç që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRICS-it
Për kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçevic, synim strategjik i Serbisë është Bashkimi Evropian, por jo edhe për vartësin e tij, Aleksandar Vulin i cilin po qëndron për vizitë në Moskë. I sanksionuari nga SHBA-ja deklaroi se Serbia duhet të vazhdoj te kultivoj marrëdhënie te ngushta me Rusinë dhe me Kinën.
Nderkohe duket se Serbia vazhdon të luajë me disa karta në politikën e jashtme.
Në kryeqytetin rus, Vulin zhvilloi takim me drejtorin e Shërbimit të Jashtëm për Inteligjencë të Rusisë, Sergey Naryshkin, ku sipas qeverise serbe u diskutua për përmirësim dhe forcim të bashkëpunimit mes strukturave të sigurisë së Serbisë dhe Rusisë.
Para këtij takimi, Vulin në një intervistë dhënë për Russia Today, deklaroi se për Serbinë koalicioni ndërkombëtar BRICS ofron një alternativë ndaj Bashkimit Evropian.
Kjo deklarate nuk e kane befasuar aspak, publicistin nga Beogradi, Dushan Janjic. Madje, sipas tij Vulin është i angazhuar nga Vuçiq që të krijoj lidhje sa më të forta me Rusinë.
“Fillimisht duhet thënë se Vulin nuk po vepron me koken e tij, vetëm pse ai ka lidhje të forta me Rusinë. Ai i është ngarkuar nga vet Vuçici që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRICS-it. Vulin asnjëherë nuk i ka fshehur bindjet e tij dhe nuk ka asgjë këtu për tu befasuar. Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duket se akoma nuk ka vendosur se në cilën anë është, me Rusinë apo me Perëndimin. Këtë qasje të Serbisë në politikë të jashtme do ta shohim për një kohë të gjatë” – deklaroi Janjiç.
Kujtojme se Vulin është në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, për lidhjet e tij me Rusinë dhe përfshirje në korrupsion gjatë kohës sa ka qenë në krye të BIA-s.