Connect with us

Sport

Vuri bast gruan dhe …, shqiptari hyn në historinë e Botërorit

Një shqiptar është mes historive më të pazakonta që ka ndodhur përgjatë Kampionateve të Botës në të gjithë historinë.

Shkrimtari argjentinas Luciano Wernicke në librin e tij të publikuar së fundmi dhe i titulluar  “Tregime të pabesueshme të Kupës së Botës”, ka shkruar edhe historinë e një shqiptari, shkruan Reuters.

Ngjarja me shqiptarin ka ndodhur në Botërorin e 1994, i cili u zhvillua në SHBA.

Shkrimtari shkruan: Një shqiptar hyri në një dyqan bastesh dhe vuri bast gruan e tij në një fitore të Argjentinës kundër Bullgarisë. Shqiptari humbi bastin, pasi Argjentina u mposht me rezultatin 2 me 0, si rrjedhojë ai humbi edhe gruan”
Advertisement