Kronike
Vuri tritol në banesën e një personi në 2022, ekstradohet nga Kristi Bixheku

Interpol Tirana ka finalizuar me sukses ekstradimin nga Holanda të 30-vjeçarit Kristi Bixheku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për akuzat e “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Sigurimit të kushteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet zbuluan se Kristi Bixheku, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishte siguruar dhe vendosur lëndë shpërthyese në shtëpinë e një shtetasi në Lushnjë më 31 dhjetor 2022.
Pas koordinimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Haga, autoritetet holandeze e lokalizuan dhe arrestuan 30-vjeçarin, duke mundësuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

