Connect with us

Bota

Wagner kundërshton Putinin: Kundërofensiva ukrainase ka potencial sulmues

“Kapacitetet e Ukrainës për të luftuar Rusinë nuk janë duke shteruar”, u shpreh kreu i ushtrisë Wagner, Yevgeny Prigozhin në një intervistë me mediat daneze së fundmi.

“Çdo ofensivë duhet të vlerësohet, ndërsa rezultatet e saj duhen komentuar pasi të jetë shteruar potenciali sulmues i armikut. Me sa kuptoj unë, potenciali sulmues i Ukrainës është shumë, shumë larg nga shterimi,” theksoi ai, duke kundërshtuar deklaratat e eprorit të tij, presidentit Vladmir Putin, i cili është shprehur disa herë se kundërofensiva e Kievit nuk ka pasur potencial sulmues.

Shefi i ushtrisë private ruse tha gjithashtu se ai nuk e di nëse forcat e tij do të qëndrojnë në Ukrainë pas një mosmarrëveshjeje me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë për kontratat.

Urdhri nuk përmendi emrin e grupit Wagner, por lëvizja shihet si një mënyrë për të kontrolluar forcën ushtarake me ndikim. Prigozhin, i cili është grindur publikisht me udhëheqësit e ministrisë, tha se masa nuk zbatohej për Wagner.

Advertisement