Connect with us

Kosova

Weber: Asociacioni nuk i integron serbët

Teksa në Bruksel diskutohej për planin franko-gjerman, mes Albin Kurti dhe Aleksandër Vucic, analisti gjerman Bodo Weber, ka bërë një koment rreth zgjidhjeve që ofron propozimi evropian.

Ai tha se plani për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ofron asnjë zgjidhje për serbët e Kosovës. Ai bëri fajtor Perëndimin që heshti në disa raste dhe lejoi Serbinë të formojë struktura politike të bashkuara me krimin, në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Propozimi i tanishëm nuk ofron asnjë zgjidhje në çështjen e serbëve të Kosovës. Dështimi i dialogut i ka kthyer serbët e Kosovës nga subjekti kryesor i tij në dëmin kolateral kryesor të tij. Në vakumin strategjik, miratimi i heshtur i Perëndimit në vitin 2013 që Beogradi të formojë një listë të unifikuar politike në Kosovë, Lista Serbe, futi një sistem efektiv njëpartiak (të kontrolluar nga Partia Progresiste Serbe – SNS) e Vuçiçit në 10 komunat, duke u bashkuar me rrjetin e organizuar kriminal” – tha analisti gjerman

Duke folur për Asociacionin, Weber u shpreh se nuk u projektua për integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare, por si instrument i Beogradit.

Ai gjithashtu theksoi se shteti serb duhet të heqë duart nga Kosova dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet integrimi I serbve në shoqërinë kosovare

“Për integrimin e vazhdueshëm të serbëve të Kosovës, është e nevojshme të nxirret shteti serb nga Kosova dhe të përmbyset transformimi autoritar-kriminal në komunat me shumicë serbe” – tha Weber

Advertisement