Pinknews
William dhe Harry raportohet se kanë dy vjet pa folur mes vete
Situata në familjen mbretërore angleze mori kthesë të papërshkrueshme kur princi Harry vendosi të shkëputej nga obligimet e tij mbretërore, për t’u shpërngulur në SHBA bashkë me bashkëshorten, Meghan Markle.
Mediet angleze po raportojnë se përveç distancimit me pjesëtarët e tjerë të familjes, Harry ka shkëputur kontaktet edhe me vëllain e tij, princin William.
Raportohet se dy vëllezërit kanë folur për herë të fundit dy vjet më parë, në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, dhe se komunikimi mes tyre ka qenë shumë i shkurtër.
Në mesin e sfidave familjare, William po përballet edhe me sëmundjen e gruas së tij, Kate Middleton, e cila aktualisht është duke u trajtuar për kancer.
Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në krisjen e raporteve midis dy vëllezërve