Bota
Wuhan/ Tre vite pas fillimit lockdown, për shkak të virusit që ndryshoi botën
Tre vite pas lockdown për shkak të Covid 19, “mëkati i parë” i pandemisë që më pas përfshiu botën, tregu i ushqimeve të detit në Wuhan, mbetet i mbyllur dhe i heshtur.
Menjëherë pasi virusi misterioz (më vonë i klasifikuar nga Organizata Botërore e Shendetësisësë me emrin SARS-CoV-2) u raportua në Wuhan për herë të parë, tregu ashtu si dhe qyteti u bllokua, u mbyll dhe u blindua.
Kur ende mendohej se problemi ishte i kufizuar vetëm në Kinë, në realitet rastet e infektimit u shumëfishuan deri në atë pikë sa shkaktuan cunami shtrimesh në spitalet e gjithë botës.
Ndërsa sot (25 janar) kujtohet përvjetori i tretë i asaj dite dramatike – e cila filloi edhe 76 ditët e para të izolimit në Wuhan – “gjurmë-dëshmi” të tjera janë ende të pranishme në qytet, si spitali i urgjencës i ngritur në vetëm dhjetë ditë.
Dhe për qytetarët e Wuhan – një qytet me mbi 11 milionë banorë – trauma është ende e freskët në kujtesën e tyre. Ata tregojnë se kur autoritetet kineze, pasi u plasi ‘bomba’ në dorë, ndërhynë tre vjet më parë për të mbyllur tregun e peshkut dhe kafshëve të egra në Wuhan, Covid ishte përhapur në Kinë dhe, në mënyrë të pashmangshme, në botë.
Sot, tre vjet më vonë, Wuhan mund të konsiderohet një “qytet martir”, ku askush nuk i harron ata që janë në qiell…