Connect with us

REAGIM

Xhafa: Vaksinimi u bë për projektin ‘Njëriu i Ri’

Pranvera Xhafa studiuese e shkencave okulte është shprehur se vaksinimi kundër Covid-19 është bërë me një qëllim të caktuar.

Ajo thotë se vaksinimi u bë për njeriun e ri që do të vijë, duke shtuar se në të ardhmen do të vazhdojë një rend i ri.

“Frekuencat te personat që janë vaksinuar janë më të lidhura me satelitët dhe me anën teknologjike. Është një teori tjetër që ekziston, që vaksinimi  u bë pikërisht për njeriun e ri që po vjen.

Njeriu i riu që do vijë duhet të jetë i vaksinuar sepse duhet të lidhet me pjesë të tjera që do vazhdojë një rend i ri, jo siç ishte më parë”- tha ajo.

Ajo ndërkohë ka habitur me deklaratën e saj për sulmin ndaj kullave binjake në SHBA.

Xhafa tha se ngjarja ka qenë një simulim, duke thënë se shpërthimi ka ndodhur me dinamit nga brenda dhe jo me aeroplan ashtu siç është paraqitur në publik.

Këtë deklaratë e bëri ndërsa po komentonte lëshimin e dy satelitëve në orbitë.

“Eksistojnë dy teori, ne kemi botën e dukshme dhe atë të padukshme. Nëse do flasim për botën e padukshme, këto satelitë nuk ekzistojnë dhe nuk e kanë kaluar hapësirën fare, askush nuk ka mundësi që ta deportojë qiellin.

Është një simulim i NASA-s që është bërë shpesh. Të gjithë misionet që janë kryer janë një bllof, nuk është se janë përtej qiellit apo në hapësirë, janë këtu brenda këtij sistemi që ne njohim.

E njëjta gjë ndodh me ngjarje të rëndësishme në tokë që nuk kanë ndodhur por janë simuluar. Marrim këtu kullat binjake, apo disa ngjarje të tjera në botë që nuk kanë ndodhur realisht. Kanë ndodhur me simulime.

Është një simulim që ka ndodhur në mënyrë tjetër e jo në mënyrën që na i kanë shfaqur neve. Ka ndodhur me dinamit me tritol nga brenda, e jo me aeroplan.”- tha ajo.

Advertisement