Connect with us

Politike

Xhaferaj akuzon Berishën për “krim” ndaj opozitës: Basha erdhi…

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj u tregua i ashpër me Berishën për karrierën e Bashës, duke u shprehur se ky i fundit ka ardhur në PD falë miqësisë me vajzën e ish-kryeministrit dhe u mbajt në pozicionet më të larta të ekzekutivit dhe në drejtim të partisë, derisa nuk rrezikoi familjen Berisha dhe kur e bëri këtë, e shpalli armik.

“Nëse do të kishte minimumin e dinjitetit, Basha erdhi në 2005-ën si raport i një shoqërie personale me Argitën, ndërsa të tjerëve u kishte dalë shpirti tetë vjet në opozitë, zgjodhi ministritë për tetë vite, u fut Ilir Meta në fushatë, e bënë kryetar bashkie, Berisha e projektoi se sa ishte në gjendje të drejtonte opozitën.

Ky është “krimi” që i ka bërë Sali Berisha opozitës shqiptare, që mori një njeri që e dinte që nuk bënte, por i jepte garanci për familjen e vet dhe e vuri. Në 2017-ën nuk e hoqi se nuk u rrezikua familja, por opozita. Në 2021-in nuk e hoqi se nuk u rrezikua familja, por opozita dhe në momentin që u rrezikua interesi familjar tha: Të ikë!”-u shpreh Xhaferaj.
Advertisement