Connect with us

Kronike

Xhama të thyer/ Konflikti banal mes dy të rinjve, njëri i plagosur merr dëmtime të rënda në kokë

Një konflikt mes sende të forta mes dy drejtuesish automjetesh ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, ku i plagosur mbeti 38-vjeçari, Redi Vata. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës, pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe gjoks ndërsa ndodhet nën monitorim mjekësor.

Dy personat e dyshuar si autorë janë identifikuar nga policia, ndërsa dyshohet se gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar si provë materiale edhe një gëzhojë.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga makina e shoferit të plagosur, e cila shihet i ka xhamat e thyer dhe gjithashtu është dëmtuar tek pjesa e xhamit të përparmë. Policia po punon për kapjen e shoferit tjetër të përfshirë në konfliktin që ndodhi për motive të dobëta.

Advertisement