Rajon
Xhelati i Srebrenicës, sërish në gjendje kritike
Ratko Mlladiç, xhelati i Srebrenicës, sërish në gjendje kritike
Shëndeti i Ratko Mlladiç, është në gjendje të rënduar kritike. Ish-komandanti ushtarak i trupave serbe të Bosnjës, i cili po vuan dënimin e përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte, është shtruar në spitalin e burgut të Hagës.
Mlladiç, 79 vjeç, ka një histori mjekësore delikate, pasi ka pësuar disa sulme në zemër dhe aksidente kardiovaskulare. Për momentin ai vuan nga dobësi e përgjithshme dhe dhimbje të forta.
I mbiquajtur ‘xhelati i Srebrenicës’, vitin e kaluar Mlladiç u dënua nga drejtësia ndërkombëtare me burgim të përjetshëm për gjenocidin e 8,000 meshkujve muslimanë në qytetin e Srebrenicës, për rrethimin e Sarajevës dhe për krime të tjera lufte. Që nga viti 2011 ai është mbajtur në njësinë e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë.