Sport
Xherdan Shaqiri është serb

Ylli i Republikës së Kosovës, Xherdan Shaqiri, sot nuk u paraqit për shkak të një shqetësimit të vogël që kishte, por me gjasë është ruajtur për takimin vendimtar kundër Serbisë, që luhet më 2 dhjetor në orën 20.00 në kuadër të xhiros së tretë të Grupi G të Kampionatit Botëror.
Ky është Xherdan Shaqiri, trimi ynë.
Media serbe shkarravisin, madje thonë se Shaqiri është i vendit të tyre.
“Xherdan Shaqiri nuk e ndal sjelljen e tij të turpshme.
Përkatësisht, pas ndeshjes mes Brazilit dhe Zvicrës, me dashamirësi kërkuam nga Shaqiri një deklaratë për mediat serbe.
Nuk morëm as përgjigje në formë fjale, vetëm një tundje e vrazhdë me dorë?!
Sjellja nuk i përshtatet asnjë profesionisti. Është veçanërisht për të ardhur keq që Shaqiri sillet në këtë mënyrë ndaj gazetarëve nga vendi nga vjen.
Kujtojmë se Shaqiri është me origjinë nga Kosova”, shkarravit mediumi serb “Kurir”.

