Connect with us

Bota

Xi Jinping mobilizon Kinën, kërkon përgatitje për ‘skenarin më të keq’

Presidenti kinez Xi Jinping u ka bërë thirrje zyrtarëve të tij të lartë të sigurisë që të përgatiten për “skenarin më të keq”, teksa Partia Komuniste në pushtet po forcon përpjekjet për t’u përballur me çdo kërcënim të brendshëm dhe të jashtëm.

“Kompleksiteti dhe vështirësia e çështjeve të sigurisë kombëtare me të cilat përballemi tani janë rritur ndjeshëm,” tha Xi të martën në një takim të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të partisë.

“Ne duhet t’i përmbahemi të menduarit të skenarit më të keq, dhe të përgatitemi për t’iu nënshtruar provave të mëdha të erërave të forta dhe valëve të ashpra, madje edhe të deteve të rrezikshme dhe të stuhishme,” shtoi ai, teksa nuk zbuloi se cili ishte kërcënimi që i kanoset Kinës.

Ai gjithashtu bëri thirrje që Kina të vazhdojë me ndërtimin e një sistemi të monitorimit të rrezikut të sigurisë kombëtare, të përmirësojë edukimin e sigurisë kombëtare dhe të përmirësojë menaxhimin e të dhënave dhe sigurinë e inteligjencës artificiale.

Advertisement